EUROPA LEAGUE
Besiktas me 10 lojtarë eliminon Olympiacosin
16 March, 2017 @21:02
Skuadra turke, Besiktas, është kualifikuar në çerekfinale të UEFA Europa League.
Shqiponja e zezë nga Stambolli megjithëse luajti me një lojtar më pak që nga minuta 39’, arriti ta eliminojë Olympiacosin grek duke e mposhtur me rezultat 4-1.
Turqit që nga minuta e dhjetë kaluan në epërsi me golin e Aboubakar, i cili ishte po ai që u ndëshkua me të kuqe, ndërsa në minutën 22’ u dyfishua epërsi me golin e Ryan Babel.
Olympiacosi e ngushtoi disavantazhin në 2-1 me anë të norvegjezit Tarik Elyounoussi, ndërsa më pas përsëri Babel dhe së fundi Cenk Tosun, e përcaktuan rezultatin përfundimtar.
Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në Greqi kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Kjo është hera e tretë në histori që Besiktas arrin në çerekfinale të garave europiane.