NË DERBI
Kreshnik Vula në derbin e Ligës së Parë
16 March, 2017 @19:13
Gjyqtari i njohur i Superligës, Kreshnik Vula, është deleguar nga FFK-ja që të ndajë drejtësinë si refer kryesor i ndeshjes derbi në Ligë të Parë këtë xhiro.
Vula do të jetë në “Ferki Aliu” për të referuar duelin mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit, që zhvillohet të dielën në ora 14:00.
Vula është referi që ka shpërndarë gati më së shumti kartona të verdhë në Superligë, 71 sosh këtë stinor.