SHORTI I KUPËS
Nesër në ora 10:00 përcaktohet rruga për finale
16 March, 2017 @19:32
Katër skuadrat që siguruan gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, nesër në ora 10:00 do të kuptojnë fatin e tyre në rrugë për në finale të Kupës.
Besa, Drenica, Llapi dhe Trepça janë 4 skuadrat që siguruan gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës dhe nesër në shortin që mbahet në zyret e FFK-së do të kuptojnë fatin e tyre.
Gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës luhen në sistemin vajtje-ardhje dhe ekipi që nxjerr rezultat më të mirë në 2 përballjet arrin finalen.
Fituesi i Kupës nga viti i kaluar, Prishtina, u eliminua nga Besa në çerekfinale me rezultat 1-0. Besa llogaritet favorit më i madh në letër për të triumfuar në Kupë të Kosovës këtë vit.