VAGNER LOVE
Besiktas pranë zyrtarizimit të brazilianit
26 January, 2018 @10:27
Sulmuesi brazilian, që bëri emër te CSKA-ja e Moskës, Vagner Love, pritet të jetë sulmues i ri i Besiktasit.
Njoftimin e kanë dhënë sot mediat turke, derisa kanë bërë të ditur se Besiktas do t’i paguajë Alanyasporit, ekipit të Love-it, 3.2 milionë euro dëmshpërblim, për sulmuesin 33 vjeç.
Love ka shënuar 23 gola në stinorin e kaluar të elitës turke për Alanyan, ndërsa këtë stinor ka shënuar 10 sosh.
Besiktas këtë afat kalimtar shiti sulmuesin më të dalluar të ekipit Cenk Tosun drejt Evertonit dhe Love duket se është parë si zëvendësim i mirë për vendin e lënë bosh nga reprezentuesi i Turqisë.