Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREGU I ZI

Biletat Shqipëri-Serbi, fluturojnë çmimet

Biletat Shqipëri-Serbi, fluturojnë çmimet


23 September, 2015 @13:04

Për të qenë në Elbasan Arena në ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi, mund t’ju kushtojë deri në 1 mijë euro, ka bërë të ditur pak më parë Panorama Sport

Tifozët e kuqezinjëve, kryesisht nga Kosova, janë të gatshëm të ofrojnë këtë shumë për të pasur një biletë për këtë ndesje, shkruan më tutje e përditshmja tiranase sot. 

Sipas burimeve të gazetës, kërkesat për bileta për ndeshjen në fjalë janë aq të mëdha sa që tregu i zi në Shqipëri po lulëzon dhe çmimet po ngriten gjithnjë e më shumë. 

Tifozët e interesuar po dërgojnë të dhënat e tyre, derisa shitësi po i blen në Shqipëri - dhe kështu as personalizimi i biletave nuk po e shpëton shitblerjen në të zezë. 


 
Të gjitha lajmet nga