Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAMMERS

Bilic: Të kënaqemi pak!

Foto: West Ham United Official

Bilic: Të kënaqemi pak!


26 September, 2015 @7:02

West Ham United do të takohet me Norwich Cityn sot në kuadër të xhiros së shtatë të Premier League. Ndërsa trajneri kroat i ekipit londinez ka bërë të ditur se ka ardhur koha që të kënaqen pak lojtarët, tifozët por edhe të gjithë të tjerët të afërt me klubin! 

“Shikoni, situata të tilla nuk mund t’ju vijnë gjithnjë. Më mirë është të kënaqemi përnjëmend tash, pasi që kemi kaluar ndeshje të mira, fitore të mira, sesa atëherë kur duam dhe nuk mundemi,” ka thënë ish trajneri i Besiktasit, raportojnë mediat angleze. 

“Nuk ka arsye pse mos të jemi krenar me rezultatet e arritura dhe të sigurtë në vete,” ka vazhduar kroati Bilic. 

“Sidoqoftë, kushti i vetëm që i kam thënë stafit është që pas kënaqësisë t’i kthehemi fushës më të motivuar,” ka shtuar 47 vjeçari. 

West Ham United, papritur, gjendet në pozitën e tretë të tabelës në Premier League. Për më tepër nga kjo, ata kanë arritur të shënojnë rekordin e rallë në futbollin britanik. Të mposhtin Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Arsenalin si mysafir brenda një stinori! 


 
Të gjitha lajmet nga