Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËR HERË TË TRETË KAMPIONË! KËSAJ RADHE - JASHTËZAKONSHËM!

Bregu i Fildishtë kampion i Afrikës, me përmbysje pas ecurisë së pabesueshme!

Fotot: AFCON

Bregu i Fildishtë kampion i Afrikës, me përmbysje pas ecurisë së pabesueshme!


11 February, 2024 @23:40

Sebastian Haller, sulmues i Borussia Dortmundit dha vulën në finale, derisa Bregu i Fildishtë organizator i AFCON 2024 (Kupa e Kombeve të Afrikës) përmbysi Nigerinë në pjesë të dytë për të ngritur trofeun më të vlefshëm në futbollin afrikan.

Haller vetëm 13 muaj më parë iu kthye futbollit pasi u shërua nga kanceri, ndërsa prekja e tij me maje të këmbës mjaftoi për të shënuar golin që bëri rezultatin Nigeria 1-2 Bregu i Fildishtë [Troost-Ekong 38’ - Kessie 62’, Haller 81’] dhe elefantët të fitojnë për herë të tretë trofeun e rëndësishëm.

Nigeria

Nigeria doli në epërsi pasi që Troost-Ekong shënoi me kokë pas korneri. Shkuan në pushim skuadrat, ndërsa në pjesë të dytë njëjtë nga korneri dënoi Kessie, që u gjend krejt në këndin tjetër të portës për të shënuar me kokë për barazim 1-1.

E kur u fut ndeshja në 10 minutat e fundit të saj krosimi i Adingrës gjeti majen e këmbës së Hallerit që devijoi topin mjaftueshëm për të lënë pa gjasa portierin nigerian Nwabali për fitore.

Bregu i Fildishtë, ka pasur ecuri të pabesueshme në këtë kampionat. Mezi kaluan fazën grupore, ku u mposhtën nga Nigeria 1-0 në grup dhe Guinea Ekuatoriale 4-0. Në ndeshjen e parë kishin fituar Guinea-Bisaun 2-0. Shkarkuan përzgjedhësin francez Jean-Louis Gasset duke mosbesuar në kualifikim. E mrekullia ndodhi kur në grupin tjetër asnjë ekip s’arriti te 3 pikëshi,  kur Maroku mposhti Zambinë. Dhe në fazën eliminatore hynë me ndihmës përzgjedhësin vendor, Emerse Fae.

Sebastian Haller

Mposhtën Senegalin pas penalltive, për të kaluar në çerekfinale ku vetëm pas vazhdimeve kaluan Malin. Te të dyja këto ndeshje barazuan në minutat e fundit për të siguruar vazhdimet! Pasoi gjysmëfinalja me Republikën Demokratike të Kongos.
E në gjysmëfinale minimalisht 1-0 me golin e Hallerit kaluan në finale. Aty, të përkrahur nga dhjetëra mijëra tifozë brenda stadiumit ishin në disavantazh në stadiumin olimpik të Abixhanit “Alassane Outarra”, ndërsa me të ardhur barazimi edhe legjenda e vendit Didier Drogba filloi nga tribunat të thërras për përkrahje masive që në fund rezultoi me gëzim të madh te Bregu i Fildishtë.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga International