Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ASIAN CUP

Katari kampion i Azisë

Katari kampion i Azisë


11 February, 2024 @0:05

Akram Afif ka shënuar hat-trick të penalltive në finale, ndërsa Katari ka fituar Jordaninë 3-1 [Afif 22’pen., 73’pen., 90’+5pen. - Al Naimat 67’] në përcaktuesen e Kupës së Azisë në “Lusail”. Rezultati final bëri që Katari të bëhet ekipi i pestë që fiton dy herë radhazi titujt aziatik, pasi që këtë e arriti edhe në 2019.

Yazan Al-Naimat dha golin e barazimit për Jordaninë, pas një fillimi të mbarë të pjesës së dytë dhe shumë rasteve, mirëpo Afif u përkujdes që në 20 minutëshin e fundit të ndeshjes të vendos për trofeun e kontinentit. Jordani kishte shumë shpresa në finale pasi që befasoi Korenë Jugore në gjysmëfinale 2-0, por organizatorët e turneut i lanë ata pa të parin trofe aziatik.

 


 
Të gjitha lajmet nga International