Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTBOLLISTI I KOSOVËS

Sahiti me tre asistime, çon Hajdukun në krye

Foto: HNKHajduk/ fb

Sahiti me tre asistime, çon Hajdukun në krye


11 February, 2024 @21:31

Futbollisti i Kosovës, Emir Sahiti, ka bërë hat-trick të asistimeve sot në fitoren e Hajdukut ndaj Slaven Belupos 4-0 në kuadër të xhiros së 22. të HNL. 1.

Sahiti ka asistuar te golat e shënuar në pjesë të dytë të ekipit të tij, ndërsa Hajduku po kërkon titullin e parë kampion pas dy dekadave, ndërsa futbollisti 25 vjeçar ka marrë lëvdata nga mediumet kroate për paraqitjen e tij.

Hajduku po lufton kokë më kokë me Rijekën për titull. Ekipi nga Spliti ka 45 pikë me 22 ndeshje, Rijeka 44 e Dinamo Zagrebi 41, dy të fundit kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Kujtojmë, Sahiti ka dy paraqitje për Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve, por përkundër formës së tij të mirë gjatë stinorit 2023/24 ai nuk është ftuar asnjëherë për ndeshjet kualifikuese për EURO 2024, veçanërisht prej shtatorit e tutje.


 
Të gjitha lajmet nga International