VIDEO

Broja shënon, arrin finalen e Kupës duke e mposhtur Shabanin
2 March, 2021 @23:22
Armando Broja me Vitessen dhe Meritan Shabani me skuadrën e tij Venlo, u përballën sot në mes veti në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Holandës.
Broja, i cili ishte edhe golashënues në njërin prej dy golave të Vitesses, në fund iu gëzua finales duke u kualifikuar me fitoren 2-0.
Qendërsulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e parë në ndeshje në minutën 75’, duke e mposhtur portierin kundërshtar me goditje me kokë.
Sikurse Broja, ashtu edhe Shabani, sot ishin titullarë për skuadrat e tyre dhe luajtën gjatë gjithë ndeshjes.
Në finale Vitesse do të takohet me fituesin e ndeshjes mes Ajaxit dhe Heerenveenit të Ibrahim Dresevicit.
Quel but d'A. Broja avec Vitesse #KNVBbeker #VitesseVVV pic.twitter.com/4JIHlINbBg
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 2, 2021