NGA KONFERENCA

Bunjaki: Vendim i vështirë, falënderoj të gjithë
8 September, 2017 @16:01
Pas Vokrrit, në konferencë për shtyp foli edhe Albert Bunjaki, përzgjedhësi i Kosovës.
“Largimi nga përfaqësuesja është një moment i vështirë. E falënderoj kryetarin Vokrri dhe të gjithë ata që më përkrahen që të jem trajneri i parë i Kosovës. Kemi pasë rrugë të vështirë një grup mjaft të fortë mirëpo me rëndësi është që Kosova të përparojë. Kemi pasur përkrahjen e publikut në shumë ndeshje, për të cilën i falënderoj maksimalisht.
Sa i përket qëllimeve të mia, unë synoj që ta vazhdoj zejen e trajnerit në Suedi.” - ishin fjalët e Bunjakit sot.