Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Bytyqi i thotë “Po” Kosovës

Bytyqi i thotë “Po” Kosovës


Teksti: FFK

21 May, 2021 @23:05

Futbollisti Zymer Bytyqi, i thotë “Po” Kosovës.

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu e kanë pritur sot futbollistin Zymer Bytyqi, anëtar i skuadrës turke Konyaspor.

Gjatë këtij takimi Zymer Bytyqi ka konfirmuar vendimin e tij për ta përfaqësuar Kosovën. Ai e ka falënderuar presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe është shprehur entuziast për projektin e Dardanëve.

Ai ka thënë që qysh moti e ka bërë këtë zgjedhje, ngase zemra gjithmonë i ka rrahur për fanellën dardane dhe tashmë pret me padurim ta japë kontributin e tij për Kosovën.

Ndërkaq, krerët e FFK-së e përgëzuan futbollistin për vendosmërinë e tij për ta përfaqësuar vendin e origjinës dhe për të kontribuar në ngritjen e mëtejme të futbollit të Kosovës. Ata i dëshiruan Bytyqit mirëseardhje në familjen dardane, duke i uruar suksese në vazhdimësi.

Bytyqi sivjet me Konyasporin ka shënuar 2 gola, derisa asistoi 5 herë gjatë stinorit 2020/21.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova