DERBI

REUTERS
Caktohen El Classicot
9 July, 2013 @13:44
Pas shpalosjes së kalendarit të garave për stinorin 2013/14 në La Ligan spanjolle, i tërë opinioni botëror me padurim ka pritur t’i sheh datat e dy El Classicove ndërmjet rivalëve të përbetuar spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid.
E datat janë kështu. Në tetor të këtij viti në Camp Nou, saktësisht me 27 tetor luhet derbi i parë Barcelona-Real Madrid e vlefshme për xhiron e dhjetë të La Ligas, ndërsa me 23 mars 2014 këto dy skuadra takohen në Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së XXIX.
Kampionja Barcelona, deri më tani ka transferuar super talentin brazilian, Neymar dhe është duke kërkuar me ngulm një përforcim në qendër të mbrojtjes.
Ndërsa nënkampioni Real Madrid, ka marrë në krye të ekipit italianin Carlo Ancelotti dhe ka sjellë super talentin spanjoll, Isco në radhët e veta - ndër transferet më të mëdha deri më tani. Madrilenët janë duke kërkuar edhe një qendërsulmues të kalibrit të lartë.