Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNORI

Kalon te Ferronikeli

Facebook Images

Kalon te Ferronikeli


9 July, 2013 @12:22

Arbnor Morina është trajner i ri i Ferronikelit, kanë bërë të ditur mediat vendore sot. 

Morina i cili stinorin e kaluar udhëhoqi me sukses Dritën e Gjilanit, ka arritur marrëveshje njëvjeçare me skuadrën nga Drenasi, Ferronikeli. 

Ferronikeli ka befasur për të mirë në stinorin e parë të tyre në Raiffeisen Superligë, stinorin e kaluar, ndërsa në muajin e fundit kanë pasur bojkot lojtarësh e të trajnerit për shkak të mospagesës së rrogave me kohë. 

Ferronikeli stinorin e kaluar udhëhiqej nga ish trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi. 

Ferronikeli ka përfunduar në vendin e pestë të Raiffeisen Superligës stinorin 2012/13. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga