LAZIO
Cana vendos ndeshjen me supergol
2 March, 2014 @22:50
Lorik Cana i cili u pushua në mesjavë në kuadër të Europa League nga trajneri i tij, ka qenë vendimtar në ndeshjen e sontme ndaj Fiorentinës.
Ai ka pranuar një top të dëbuar nga korneri në minutën e pestë të takimit të cilin e ka shënuar në mënyrë maestrale me super volej.
Ky ka qenë goli i dytë i gjakovarit Cana për Lazion këtë stinor, pas atij ndaj Sampdorias të shënuar më 24 nëntor dhe i pari i tij për këtë vit, derisa i ka sjellë Lazios dhe trajnerit të saj Edy Reja fitoren e dytë në dy ndeshjet e fundit në Serie A.
Pas lënies si rezervë në ndeshjen ndaj Ludogoretsit të enjten, Etrit Berisha, përsëri nuk ka qenë portieri numër një i Lazios sonte, ku ka mbrojtur Federico Marchetti.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Video
Fiorentina-Lazio
Goli maestral i Lorik Canës