LA LIGA

Foto:Google
Casemiro mungon në ndeshjen e kthimit
25 February, 2021 @18:47
Casemiro nuk do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Atalantas, pasi u ndëshkua me kartonin e verdhë, i cili mbart pezullim.
Mesfushori brazilian u ndëshkua në minutën e 22 për një faull mbi Duvan Zapata. Ai e kapi lehtë, por referi Tobias Stieler vendosi t’a ndëshkonte.
Zidane do të ketë kohë deri në 16 mars, datën e duelit vendimtar, për të rimarrë lojtarët dhe të përpiqet të merret me humbjen e një prej lojtarëve të tij kryesor.
Mungesa e Casemiro alarmon madrilenët, pasi ai është i vetmi lojtar në skuadër që nuk ka një zëvendësues natyral.