Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEPE

Casillas duhet të respektohet

REUTERS

Casillas duhet të respektohet


5 May, 2013 @11:16

Portugezi i Real Madridit, Pepe, nuk e ka përkrahur aspak trajnerin e tij, Jose Mourinho, për sjelljet ndaj kapitenit dhe portierit të parë të skuadrës, Iker Casillas.

Mourinho ditë më parë në një intervistë të tij ishte deklaruar se njëri prej gabimeve më të mëdha të tij ishte që nuk e ka transferuar portierin Diego Lopez dy vite më parë.

Pas fitores 4-3 ndaj Valladolidit, në intervistën e tijë për Canal Plus, Pepe tha: “Duhet të kihet pak respekt për Casillasin. Fjalët e Mourinhos nuk janë të përshtatshme. Casillas ka një vend të rëndësishëm si në klub, ashtu edhe në Spanjë. Mourinho duhet të dinte ta përkrahte kapitenin e skuadrës.”

Qendërmbrojtësi po ashtu foli edhe për mundësinë e largimit të Jose Mourinhos nga ekipi madrilen.

“Ne jemi të qetë. Mourinho dhe klubi kanë disa probleme ndërmjet veti. Ne vetëm po e kryejmë detyrën tonë dhe po dalim në fushë për të luajtur,” tha Pepe.


 
Të gjitha lajmet nga