DUELI JETIK
Çekët ndajnë 627 bileta për tifozët e Kosovës
16 October, 2019 @10:26
Dueli i radhës, jetik, për Kosovën që zhvillohet në Plzen të Çekisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020 luhet më 14 nëntor.
Federata e Futbollit të këtij vendi ka bërë të ditur sot se shitja për tifozët çek do të nis më 17 tetor 2019, ndërsa kjo vlen vetëm për qytetarët e këtij vendi.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Ndërkaq, gjithashtu në njoftim thuhet se për tifozët e Kosovës do të ndahen 627 bileta, të cilat do të jenë në dispozicion të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe prej aty dardanët do të mund të pajisen me bileta.
Çmimi i biletave për ndeshjen në fjalë, nuk është bërë i ditur nga Federata çeke.
Çekia është një pikë mbi Kosovën në renditjen aktuale të Grupit A, ndërsa fitorja është e patjetërsueshme për Kosovën, në xhiron e parafundit kualifikuese, për të shpresuar në kualifikim direkt për në EURO 2020.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Ndeshja Çekia-Kosova do të luhet në Doosan Arena të Plzenit më 14 nëntor. Stadiumi në fjalë ka kapacitet prej 11 mijë e 700 ulëseve, ndërsa është renovuar për herë të fundit në vitin 2011. Në këtë stadium ndeshjet i luan Viktoria Plzen○.
Kosova në përballjen e shtatorit të zhvilluar në Prishtinë ka mposhtur Çekinë 2-1, me golat e shënuara nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda.