BLUES

REUTERS/Grigory Dukor
Chelsea kalon Kazanin
12 April, 2013 @0:20
Futbollistët rus të Rubin Kazanit mposhtën sonte Chelsean në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Europa League, por fitorja e tyre nuk ishte e mjaftueshme për kualifikim.
Chelsea kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 3-1 dhe fitorja e Rubin Kazanit me rezultat 3-2, ka sjellur rezultatin e përgjithshëm 5-4 në të mirë të londinezëve.
Fernando Torres (5’) dhe Victor Moses (55’) kanë qenë golashënues për ekipin e Rafael Benitezit, që kaloi në gjysmëfinale të Europa League, derisa Marcano (51’), Gokdeniz Karadeniz (62’) dhe Natcho (75’) kanë shënuar për fitoren e pavlefshme të ekipit rus.
Shorti i gjysmëfinales së Europa League hidhet nesër.
EUROPA LEAGUE, SONTE:
Rubin Kazan - Chelsea | 3-2 | Chelsea kualifikohet |