PREMIER LEAGUE
Chelsea merr frymë thellë
17 October, 2015 @18:15
Skuadra e Chelseat ka marrë frymë të thellë duke e mposhtur Aston Villan në shtëpinë e saj.
Ekipi i Jose Mourinhos i cili nuk e ka filluar aspak mirë stinorin e ri, i ka rikthyer shpresat për ditë më të mira, pas fitores së arritur sot.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën 34’ nga sulmuesi Diego Costa, derisa rezultati përfundimtar u vulos në minutën 54’ me anë të autogolit të Alan Hutton.
Kjo ishte vetëm fitorja e tretë në këtë edicion për Chelsean, derisa për Aston Villan ishte humbja e shtatë.