CHELSEA
Chelsea në pozitën e tretë
7 April, 2013 @18:15
Chelsea ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen kundër Sunderlandit, të cilën e mposhti me rezultat 2-1.
Në këtë përballje u shënuan dy autogola. Së pari mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta (45’), e gaboi portë për epërsinë 0-1 të Sunderlandit, ndërsa më pas Matthew Kilgallon (47’) po ashtu shënoi në portë të gabuar për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Ndryshe nga këta dy, serbi Branislav Ivanovic, u tregua më syçelë pasi e gjeti portën e duhur për të shënuar në minutën 55’ dhe për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij.
Kjo ishte ndeshja e parë e Sunderlandit nën drejtimin e trajnerit italian, Paolo Di Canio, i cili e morri detyrën e kryetrajnerit ditë më parë.
Chelsea falë kësaj fitoreje dhe barazimit të Tottenhamit me Evertonin, tani është ngritur në pozitën e tretë në tabelë me 58 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Tottenhami.
Tabela aktuale në Premier League
REZULTATI
Chelsea - Sunderland | 2-1 |