SPURS
Rrezikohet Liga e Kampionëve
7 April, 2013 @17:43
Tottenhami u desht të kënaqet me vetëm një pikë në ndeshjen e sotme kundër Evertonit. Ekipi i trajnerit Andres Villas Boas barazoi me rezultat 2-2.
Spurs e filluan mirë ndeshjen me golin e Emmanuel Adebayor në minutën e parë, ndërsa rezultat në 1-1 u barazua me golin e Phil Jagielka në minutën e 15’.
Evertoni doli në epërsi me golin belgut Kevin Mirallas (53’), derisa mesfushori islandez, Sigurdsson (87’), shënoi për rezultatin final 2-2.
Londinezët këtë ndeshje e luajtën pa lojtarin kryesor të tyre, Gareth Bale, i cili u lëndua në ndeshjen e kaluar kundër Baselit në kuadër të Europa League.
Me këtë barazim Tottenhamit mund t’i rrezikohet vendi i tretë, vend ky që siguron kualifikim direkt në Ligë të Kampionëve.
Tabela aktuale në Premier League.
REZULTATI
Tottenham - Everton | 2-2 |