ARSENE WENGER

REUTERS
Chelsea nuk ndalet më
10 November, 2014 @21:33
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka vlerësuar se ekipi i udhëhequr nga Jose Mourinho, Chelsea, tashmë është i pakapshëm për ekipet tjera në Premier League.
Sipas Wengerit, nëse Chelsea arrin të mbajë këtë formë, ata do të arrijnë shifrën e 100 pikëve në fund të stinorit, ndërsa do të jenë të pakapshëm për ekipet tjera.
“Chelsea është në rrugë të 100 pikëve. Nëse e shikoni sa pikë i kanë, ata nuk do të mund t’i zë askush, sigurisht,” ka thënë fillimisht koka e Arsenalit, transmeton Goal.com.
“Ata kishin fillim të mirë të stinorit dhe nëse nuk mposhtesh, më as që mendon se do të mposhtesh dhe kjo i jep shpirt ekipit që të dërgon tutje dhe me vetëbesim i kalon të gjitha pengesat tjera,” ka thënë ndër të tjera françezi.
Shiko gjendjen në Premier League
Chelsea ende nuk është mposhtur në Premier League dhe nga 11 xhiro të zhvilluara ka tubuar 29 pikë. Ndërkaq, Arsenali i Wengerit që ka qenë ekipi me më së paku humbje në kampionat (duke mos e llogaritur Chelsean) është mposhtur nga Swansea si mysafir me rezultat 2-1, ku ekipi uellsian përmbysi epërsinë e tyre.