NAPOLI

Insigne, 6 muaj jashtë fushave!
10 November, 2014 @14:49
Napoli që ka kapur formën e mirë në Serie A, është goditur nga lëndimi i njërit ndër lojtarët kyq të skuadrës, Lorenzo Insigne.
Insigne u lëndua në ndeshjen e djeshme ndaj Fiorentinës, por para kontrollit të sotshëm nga specialistët e mjekësisë, konsiderohej se maksimalisht do të mungonte dy muaj nga fushat.
Shikoni tabelën aktuale të Serie A
E raporti i mjekëve sot ka tmerruar drejtuesit e klubit. Sulmuesi napolitan do të duhet të hyjë në operim (lëndim i ligamentit kryesor) më shpejtë të jetë e mundur dhe për kthimin e tij Napoli mund të pret deri në 6 muaj!