Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PAS 70 DITËSH

Ilaçi i të mëdhenjëve, Sociedad

Ilaçi i të mëdhenjëve, Sociedad


9 November, 2014 @23:23

Goli i shpejtë i Mario Mandzukicit sonte, dukej se po ipte sinjal për një fitore tjetër të Atletico Madridit kampion në Anoeta. 

Mirëpo, në fund kështu nuk ndodhi. Barazimi i shpejtë i vendasve përmes Carlos Velas solli barazpeshën dhe tashmë nuk dihej asgjë. 

Ashpërsia e ekipit të Diego Simeones u shpërblye me tetë kartonë të verdhë në ndeshje, njëra e dyfishtë për të kuqe. 

Vetëm portieri Moya, qendërmbrojtësit Miranda dhe Diego Godin si dhe sulmuesi Mandzukic nuk e panë të verdhën sonte nga referi Alfonso Alvarez. 

E kjo tregonte mjaft se Real Sociedad kërkonte fitoren në ndeshje, të cilën e arriti 8 minuta para përfundimit të ndeshjes përmes golit të Agirretxes, derisa 40 minutat e fundit Rojiblancot e Simeones i luajtën me një lojtar më pak në fushë (Guilherme Siqueria, dy të verdha). 

Kjo është humbja e parë e Atleticos pas tre fitoreve me radhë, derisa Real Sociedad ka shënuar fitoren e parë në kampionat prej se e fitoi Real Madridin më 31 gusht!!! 

REZULTATET, TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga La Liga