PARC DES PRINCES

Parisi fiton derbin françez
9 November, 2014 @23:33
Paris St Germain ka treguar edhe njëherë se është ekipi më i fuqishëm në Francë aktualisht. Skuadra e Laurent Blanc ka arritur të mopsht liderin e Ligue 1, Olympique Marseille 2-0 në Parc des Princes sonte.
Golat për parisienët i shënuan braziliani Lucas Moura dhe uruguajani Edinson Cavani, të cilët përcaktuan rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Në anën tjetër, Olympique Marseille ka pësuar disfatë në tre ndeshjet me rivalë të fortë të Ligue 1. Pas Rennesit dhe Olympique Lyonit, ata sonte u dorëzuan edhe ndaj parisienëve.
Tash, Paris St Germain si kampion aktual i Francës, është vetëm një pikë larg kreut, të cilin ende e mbajnë marsejezët.
Ylli suedez i Paris St Germain, Zlatan Ibrahimovic, sot u kthye nga lëndimi siç ishte paralajmëruar dhe fitoi rastin që të luaj nga minuta e 66-të e ndeshjes.
Marseille i Marcelo Bielsas 12 minutat e fundit të takimit i luajti me 10 lojtarë pasi që mefsushori Gilbert Imbula morri karton të kuq direkt.