LIVERPOOL 2-2 MAN CITY
City kthehet dy herë për të siguruar pikë ndaj Liverpoolit
3 October, 2021 @19:50
Mohamed Salah shënoi gol të mrekullueshëm individial, derisa rivalët në luftë për titull Liverpool e Manchester City barazuan në derbin e xhiros së Premier Ligës, kur Kev de Bruyne barazoi rezultatin në minutën e 81 të ndeshjes.
City dominoi pjesën e parë por nuk gjeti mundësi për të shënuar. Liverpool shumë më i mirë në pjesë të dytë dhe kaloi në epërsi me Sadio Mane.
Dhjetë minuta më vonë Phil Foden qëlloi çoshen me një goditje perfekte.
Fitorja do të mund të shkonte në secilën anë dhe do të mund ta bënte kryesues fituesin, e barazimi 2-2 [Mane 59, Salah 76 - Foden 69, De Bruyne 81] më së shumti i konvenoi Chelseat, që mbeti lider me një pikë më shumë sesa Liverpool (15) dhe dy më shumë sesa City (14).