JAROSLAW JACH
Crystal Palace merr reprezentuesin polak
24 January, 2018 @10:09
Skuadra e Crystal Palace ka zyrtarizuar në skuadër përforcimin e afatit kalimtar të janarit, mbrojtësin polak, Jaroslaw Jach.
Jach, 23 vjeç, 192cm i gjatë, që luan në qendër të mbrojtjes ka qenë pjesë e Zaglebie Lubinit dhe për herë të parë u bë reprezentues në nëntor të vitit të kaluar.
Ky është përforcimi i dytë për ekipin e Crystal Palace‘it në afatin kalimtar dimëror, pas Erdal Rakipit që erdhi të hënën.