SWANSEA - LIVERPOOL
Van Dijk debuton, Liverpool mposhtet
22 January, 2018 @22:56
Ndeshja e parë në Premier League e rekord transferit botëror të një mbrojtësi te Liverpool, Virgil Van Dijk, ka kaluar me humbje.
Liverpool erdhi në Swansea me 13 gola të shënuara në katër duelet e fundit e ligës, por përkundër rasteve sonte, nuk e shënoi asnjë dhe kështu, u pajtua me humbje në fund.
Në anën tjetër, Swansea, në fund të klasifikimit ka shënuar fitoren e dytë me trajnerin e ri, Carlos Carvalhal, që erdhi me golin e anglezit Alfie Mawsonit në minutën e 40 të ndeshjes.
Përndryshe, kjo ka qenë disfata e parë e Liverpoolit në të gjitha garat, pas 18 ndeshjeve. Humbja e fundit e djelmoshave të drejtuar nga Jurgen Kloppit, ka qenë ndaj Tottenham Hotspurit, më 22 tetor të vitit të kaluar.