DIEGO COSTA
Lëndimi e lë jashtë
23 January, 2018 @13:22
Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, që nisi vrullshëm te ekipi i tij në janar, pas lëndimit që e pësoi, është konstatuar se do t’i mungojë skuadrës në 10 ditët e ardhshme.
Costës 29 vjeç, pas kontrolleve mjekësore është konstatuar se do t’i duhet pushim dhjetë ditor për shkak të lëndimit të muskulit.
Ai ka shënuar tre gola në 5 ndeshjet e zhvilluara për Atleticon në janar, ndërsa do të mungojë në përballjet e Copa del Rey ndaj Sevillës dhe La Ligas, ndaj Las Palmasit.