LLAPI-FLAMURTARI

Daku vendos, Llapi mbron kreun me fitore
14 October, 2017 @15:49
Në një ndeshje pa shumë raste dhe me luftë në mesfushë, Llapi ka arritur që të nxjerrë tre pikëshin e rëndësishëm, për të mbrojtur kreun e klasifikimit edhe për një xhiro.
Ka qenë sulmuesi i dalluar i ekipit, Mirlind Daku, që ka shënuar gol në fillim të pjesës së dytë për të siguruar tre pikëshin për ekipin e Tahir Batatinës.
Në anën tjetër, ekipi i Flamurtarit me trajnerin e ri Gajur Rexhepi, ka pësuar përkundër tentimeve që tregonin se ekipi po kërkon lojën.
Në xhiron që vjen, Flamurtari pret Vëllaznimin në Prishtinë, ndërsa Llapi i shkon Lirisë.