BARCELONA
De Jong dhe Messi në prag të pezullimit
1 April, 2021 @16:12
Ronald Koeman duhet të dijë të menaxhojë lojtarët e tij më mirë se kurrë, pasi është pjesa vendimtare e sezonit.
Barcelona ka dy shqetësime, Frenkie de Jong dhe Leo Messi janë në prag të pezullimit.
Nëse ndëshkohen me të verdhë, ata do të humbin ndeshjen e ardhshme.
Deri më tani të dy lojtarët kanë arritur të merren me këtë situatë pa probleme, por tani vjen një moment vendimtar i sezonit, ndeshja kundër Real Madrid.
Kështu që nëse ata luajnë të hënën kundër Valladolid në Camp Nou dhe ata ndëshkohen me karton të verdhë, ata do të humbasin El Classicon.
Vendimi është më i rëndësishëm nga sa duket, pasi po flasim për dy lojtarët më të përdorur nga trajneri: De Jong kryeson me 3608 minuta dhe 41 ndeshje, ndërsa Messi zë vendin e dytë, me 3,292 minuta dhe 37 ndeshje.