VERONA 1-3 INTER

Debutim i ëndrrave për Correa te Inter
28 August, 2021 @8:47
Goditja me kokë për një dhe goli i vonshëm për dy, ka bërë që Inter të vazhojë me fitore në Serie A ndaj Veronës.
E golat, erdhën prej transferit të ri të skuadrës, që hyri si zëvendësues në lojë për t’i dhënë fitoren skuadrës 1-3 [Ilic 15 - Lautaro 47, Correa 83, 90]. Ish-laziali, Joaquin Correa.
Deri atëherë, pas një gabimi të Interit vendasit kishin dalë në epërsi, kurse me të filluar pjesa e dytë kampioni barazoi.
Pastaj Simone Inzaghi reagoi, duke futur në minutën e 74 të ndeshjes Correan e posaardhur në vend të golashënuesit të golit të parë të skuadrës, Lautaro - ku 15 minutata e fundit të lojës, bën argjentinasin e posaardhur hero të skuadrës që në ditë të parë, ndërsa debutim më të mirë se me dy gola si zëvendësues, duke i sjellë fitoren skuadrës, as që e ka pritur ai.
NOTAT E FUTBOLLISTËVE:
Verona: Montipo 7; Gunter 6, Ceccherini 6, Magnani 7; Faraoni 6, Ilic 8*, Hongla 6, Lazovic 6; Cancellieri 7, Zaccagni 7; Barak 6.
Rez: Casale 6, Lasagna 6, Tameze 6, Sutalo 6, Dawidowicz 6.
Inter: Handanovic 5; Skriniar 6, De Vrij 6, Bastoni 6; Darmian 7, Barella 7, Brozovic 6, Calhanoglu 7, Perisic 7; Lautaro 6, Dzeko 7.
Rez: Vidal 6, Dimarco 6, Correa 9, Vecino 6, Sensi 6.