DUKAGJIN
Deçani mbetet pa trajner
4 December, 2014 @18:25
Trajneri i deridjeshëm i Deçanit, Shyqri Zeqiraj, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Rezultatet e dobëta, mos realizimi i premtimeve të kryesisë së skuadrës nga Liga e Parë, janë vetëm disa nga arsyet që e kanë shtyer atë të marrë këtë vendim, ka shkruar sot Sport Plus.
Deçani ka pasur rrjedhë jo të mirë të rezultateve gjatë stinorit vjeshtor, duke përfunduar në pozitën e 13-të të tabelës.
Ata kanë mbledhur 15 pikë, pas 5 fitoreve dhe 10 disfatave të regjistruara në stinorin vjeshtor të Ligës së Parë.