LYON - MARSEILLE
Derbi i Lyonit
23 September, 2018 @23:22
Lyon ka fituar derbin e madh francez ndërmjet dy ekipeve Olympique, duke e mposhtur Marseille-in sonte, 4-2 në Groupama Stadium.
Houssem Aouar (27’) i dha epërsinë Lyonit 1-0, derisa pak para fundit të pjesës së parë barazoi Florian Thauvin (39’) 1-1.
Në pjesën e dytë Lyon nisi furishëm dhe shënoi tre herë. Bertrand Traore shënoi dy gola (51’ dhe 60’) në pjesë të dytë për 3-1, para se Nabil Fekir nga penalltia (74’) ta bëj 4-1.
E tëra që arritën mysafirët marsejezë deri në fund ka qenë zbutja e disfatës përmes Clinton N’Jies (82’) për 4-2 përfundimtare.
Fitorja e Lyonit i bëri ekipet që të kenë tash pikë të njejta, ndërsa të dyjat po kërkojnë zonën e Champions League, e janë 3 pikë larg këtyre vendeve.
HOUSSEM AOUAR LYON 1-0 Marseille #OL #OM pic.twitter.com/tDnaK14aX0
— Foot video (@video_foot) September 23, 2018
Double de TRAORÉ LYON 3-1 Marseille !! Une deux avec fekir magnifique !! pic.twitter.com/kbHZns3P45
— Foot video (@video_foot) September 23, 2018
Clinton Njie critiqué mais quel but Lyon 4-2 Marseille pic.twitter.com/GFD5M0sePY
— Foot video (@video_foot) September 23, 2018