Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PROVA

Dervishaj nga Istogu në Norvegji

Foto: KF Istogu

Dervishaj nga Istogu në Norvegji


30 November, 2014 @17:54

Mbrojtësi i skuadrës së Istogut, Ardian Dervishaj, ka udhëtuar këtë fundjavë në Norvegjinë e largët për tu provuar te skuadra e Divizionit të Parë të këtij vendi, Fredrikstad. 

Ai do të testohet atje për 3 javët e ardhshme, derisa vetë lojtari është shprehur të kalojë suksesshëm provat aty. 

“Shpresoj që t’i tregoj cilësitë e mia atje dhe me pak fat t’i kalojë suksesshëm provat te ky klub,” ka thënë Dervshiaj për faqen zyrtare të Istogut. 

Istogu këtë stinor erdhi në Superligë dhe është treguar si ekip solid në elitën e futbollit vendor, derisa aktualisht ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e dhjetë të Superligës. 


 
Të gjitha lajmet nga