MESFUSHORI QENDROR VAZHDON ME PRIZRENASIT
Diellor Beseni mbetet edhe një stinor te Liria
17 July, 2023 @21:59
Mesfushori i Lirisë, Diellor Beseni, do të mbetet edhe një stinor te bardhezinjtë, për të kaluar stinorin në Superligë. Liria pas katër vitesh arriti rikthimin në Superligë.
Beseni 21-vjeç është mesfushor qendror, ndërsa ka qenë ndër lojtarët më standard në 11-shen e ekipit përgjatë stinorit ku skuadra kaloi nga Liga e Parë në Superligë, duke luajtur dy ndeshje barazhi/playouti.
Përgjatë karrierës së tij, edhe pse i ri në moshë, Beseni ka luajtur për Dukagjinin e Klinës dhe Besën e Pejës. Vlera e tij në Transfermarkt llogaritet rreth 25 mijë euro. Ai ka katër paraqitje të regjistruara edhe për kombëtaren e Shqipërisë U17.◼️