Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME PAMJE!

Dinamoja ankohet në gabime të referit, pas humbjes nga Suhareka

Dinamoja ankohet në gabime të referit, pas humbjes nga Suhareka


31 March, 2024 @1:58

Skuadra e Dinamos së Ferizajit që po drejtohet aktualisht nga Bylbyl Sokoli ka botuar dy video një ditë pas humbjes nga Suhareka në shtëpi, duke bërë të ditur se gjyqtari i ndeshjes Ardit Halilaj ka gabuar në vendime gjatë ndeshjes, prej ku edhe ka ardhur fitorja e mysafirëve të drejtuar nga Arsim Thaçi, të cilët morën lidershipin e Ligës së Parë - Grupi A të premten.

Në rastin e parë të golit të mysafirëve, ata kanë lëshuar videon ku paraqesin një pozitë jashtë loje! Ndërsa në rastin tjetër, pohojnë për ekzistencë të faulit. Në këtë ndeshje ka pasur edhe VAR. Mëposhtë, po ua sjellim videot e botuara nga FC Dinamo.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga