INIESTA
Do e shutoja unë penalltinë
22 June, 2016 @14:47
Mesfushori i Spanjës, Andres Iniesta, ka bërë të ditur se ai ka dashur të shutojë penalltinë mbrëmë në ndeshjen Kroacia-Spanja, pranë rezultatit 1-1.
“Do ta shutoja unë, por Ramos ishte i sigurt dhe e morri goditjen. Nuk kemi pasur fat,” ka thënë Iniesta ndër të tjera shkruan sot AS.
Spanja më pas pranoi një gol nga Kroacia, ku këta të fundit fituan ndeshjen 2-1. Sergio Ramos dështoi të shënonte penalltinë.