TE PRISHTINA
Lirohen 9 futbollistë, u skadojnë kontratat
22 June, 2016 @12:43
Tetë futbollistëve të Prishtinës i ka skuaduar kontrata me klubin bardhekaltër dhe ekipi i ka uruar sukses atyre në vazhdim të karrierës duke i falenderuar për djersën e derdhur derisa ishin pjesë e ekipit.
Granit Kolshi, Arbnor Zeqiri, Berat Hyseni, Liridon Ahmeti, Tauluant Dajaku, Qemail Elshani, Driton Krasniqi, Petrit Osmani dhe Përparim Islami - janë prej sot futbollistë të lirë, ka bërë të ditur klubi.
Gjithashtu, ekipi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se me Durim Gashin është shkëputur kontrata me marrëveshje të dyanshme, kurse me Liridon Kukajn dhe Armend Thaqin - negociatat do të vazhdojnë.