BLEND SHKËMBI
Do të japim maksimumin për tifozët
17 September, 2015 @11:30
Pesë herë kampioni rresht i Shqipërisë, Skenderbeu, sot do ta luajë ndeshjen historike përballë ekipit turk Besiktas, pasi që kjo do të jetë hera e parë që një skuadër shqiptare zhvillon takim në kuadër të grupeve në garat europiane.
Në lidhje me këtë, ka shprehur emocionet e tij kapiteni i korçarëve, Bledi Shkëmbi, duke thënë se ndjehet i kënaqur për këtë arritje të ekipit të tij.
“Ne patjetër që si shok skuadre kemi folur me njëri-tjetrin për ndeshjen. Sot është hera e parë dhe dita e parë që në Shqipëri vjen një ekip për të luajtur në grupet e Europa League.
Jam shumë i kënaqur që jam kapiten i këtij ekipi.Ndjej kënaqësi të madhe. Nuk është vetëm zotësi por është shumë fat. Personalisht mendoj në këtë vit do të kemi ritëm mbreslënës.
Ambienti në Korçë është jashtzakonisht i ngrohtë. Tashmë flasin për një ekip europian. Do ishte bukur të shënoja sërish gol por më e rëndësishme është të japim maksimumin për të gjithë tifozët që do jenë në stadium”.
Ndeshja Skenderbeu - Besiktas do të luhet sonte nga ora 21:05 në folenë e re të kombëtares shqiptare, stadiumin Elbasan Arena.