Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPANJA

Dominuesit spanjoll dhe Vendimi

Dominuesit spanjoll dhe Vendimi


Shkruan: LUAN MORINA

17 June, 2018 @12:34

Spanja dy herë ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Herën e parë, në vitin 1950 përfundonte e katërta, dhe gjashtëdhjetë vite më vonë bëhej kampione e botës.

Spanjollët nuk kanë qenë, dhe aktualisht nuk janë një super-fuqi futbolli nëse shikojmë letrat. Por, në fushë, Spanja është dominuese duke nisur të ndërtohet në një të tillë, gradualisht nga vitet 90ta. Pas Clementes dhe Camachos, me dy vite të Saez, Spanja kalon në duart e trajnerëve me disiplinë të jashtëzakonshme – Luis Aragones e Vicente del Bosque, të cilët do të sillnin suksesin më të madh të kësaj kombëtareje. Menaxhimi personal, shtuar me një qasje rigoroze në fushë, ka sjell dy tituj të kampionit evropian dhe një të botës në gjashtë vite.

LOPETEGUI

Pas tyre vinte Julen Lopetegui i cili kishte kaluar nëpër menaxhimin e moshave të reja, para se të merrte drejtimin e kombëtares A. Dhe gjatë dy viteve, në 20 ndeshje ka 14 fitore dhe 6 barazime, me një mesatare prej 3 golave të shënuar, dhe 0.6 të pranuar në ndeshje.

Ylli i Rayo Vallecanos që ka 6 ndeshje në gjashtë vite për Barcelonën dhe Realin e Madridit, nuk do t’i rezistonte ofertës së Realit të Madridit për të marrë tre herë kampionët e Evropës. Se çfarë do të ndodh me të në Real, do të mbetet të shihet, por vendimi i Federatës Spanjolle të Futbollit ishte ndër më të guximshmit dhe të drejtit që ka bërë ky institucion.

Për dallim nga paraardhësit që kishin veprimtari të dyshimta, Luis Rubiales ishte i prerë. Nuk nënçmohet kombëtarja në këtë mënyrë, aq më pak në këtë moment. Kur jemi tek Rubiales, mos të harrojmë të përmendim presidentin e ligës, Javier Tebas, i cili në futbollin spanjoll ka bërë një revolucion!

HIERRO

Fernando Hierro, nga pozita e drejtorit sportiv të kombëtares kalon në rolin e trajnerit, me vetëm dy vite përvojë në Real Oviedo të cilët assesi s’po mund të gjejnë rrugën në La Liga, duke përfunduar vazhdimisht në prag të playoffs. Kapiteni i Realit të Madridit dhe Spanjës, Fernando Hierro ishte dëbuar bashkë me Vicente del Bosquen pasi kishin fituar titullin me Realin e Madridit, të nesërmen, pas 439 ndeshjeve në 14 vite shërbimi. Ishte shkarkuar nga ai që nënshkroi me Lopeteguin.

Me 29 gola në 89 ndeshje, Hierro renditet i pesti në listën e golashënuesve më të mirë të Spanjës. Dhe kur shohim emrat që gjenden mbi të – Silva, Torres, Raul, Villa; dhe sidomos pozitën në të cilën luante në fushë – qendërmbrojtës; atëherë kuptojmë që historia e futbollit spanjoll nuk është një libër aq i trashë!

BUTRAGUENO

Në listën e golashënuesve më të mirë është Emilio Butrageno i cili ka tre gola më pak se Hierro në 69 ndeshje. Katër nga 26 golat e tij, Emilio Butrageno do t’i shënonte me datë 19 dhjetor të vitit 1990, në Sanchez Pizjuan të Sevijës kur Spanja në kualifikime për Kampionatin Evropian, me rezultat 9-0, do të mposhte Shqipërinë. Përkundër kësaj fitoreje Spanja s’do të kualifikohej në Kampionatin evropian.

Në Evropë, Spanja ka tre tituj. Dy të fundit i ka fituar me një super-ekip, i cili megjithatë nuk ka qenë edhe aq efikas. Por, kanë pasur një David Villa, i cili edhe në këtë moshë do të kryente punë tek spanjollët, ndonëse nuk kanë nevojë për sulmues, së paku në ndeshjet kualifikuese e miqësore, pasi e kanë të lehtë të shënojnë aty. Shumë më të lehtë se në garat e mëdha. Titull i parë vinte si shumëçka që merrte në futboll, Spanja e Francos viteve 1960ta. Në vitin 1964, Spanja do të kalonte Hungarinë në kohë shtesë, ndërsa në finale do të mposhte Bashkimin Sovjetik, në kampionatin e dytë evropian, i cili zhvillohej në formë Final Four-i.

SUPER-EKIPI

De Gea në portë, Pique e Ramos para tij, me Alban e Carvajalin në krahë, Hierro ka vetëm ekipin e parë, të cilin mund ta pushonte po të angazhonte Kepan në portë, me dy Nachot, Azpilicuetan, e Odriozolën në mbrojtje.

Me Lopeteguin, si shumicën e kohës para tij kanë luajtur me 4-3-3, rrallë duke kaluar në 4-2-3-1. Diego Costa e Rodrigo shërbejnë si pika kryesore të sulmit, me një ekip të tërë të gatshëm të ndihmojë nga krahët. Silva, Asensio, Aspas, Isco janë më të angazhuar, ndonëse aty kanë edhe Vazquezin. Ish-trajneri i Spanjës alternonte edhe mesfushën, duke angazhuar treshen Thiago, Saul, e Koke, pa harruar dyshen e Barcelonës, Busquets e tani në moshë, Iniestan.

Hierro s’do të duhet të ketë ndonjë problem të madh, pasi ky ekip ka luajtur tashmë shumë kohë së bashku. Në rast se nuk provon të shtyjë me zor ndonjë filozofi e qasje të tij, Spanja s’duhet të vërej aspak largimin e Lopeteguit. Pos, nëse Ramos e madrilenët tjerë shfaqin ndonjë inati. Kapiteni i Realit e Spanjës nuk është bash në qejf me Piquen, e Isco ka qenë fenomenal gjatë kohës së Lopeteguit. Pa të, Spanja nuk besoj që humb ndonjë gjë. Ende mbetet në mesin e favoritëve për titull.

RUSSIA 2018

Favorit për titull i bën rruga drejt gjysmëfinales. Në çerekfinale mund të takohen me Argjentinën, pasi të luajnë me të parin ose të dytin e grupit A. Uruguai s’do të jetë lehtë për t’u kaluar. Grupi po. Pas Portugalisë vazhdojnë me Iranin, në të njëjtën kohë, me datë 20 qershor, dhe Marokun, përsëri në të njëjtën kohë, por më 25 qershor.


CHRITIAN ERIKSEN

Loja e mirë, s’ta fiton ndeshjen

Russia 2018/International

Loja e mirë, s’ta fiton ndeshjen

17/06/18 @ 12:08

ANTOINE GRIEZMANN

7-shja e parë franceze që shënon!!!

Russia 2018/Ligue 1/International

7-shja e parë franceze që shënon!!!

17/06/18 @ 11:40

DITARI RUS (3)

Ditë e penalltive

FFK Liga e parë/Russia 2018/International/Analiza

Ditë e penalltive

16/06/18 @ 23:09

GRUPI D: KROACIA - NIGERIA

Kroacia, lidere e “grupit të vdekjes”

Russia 2018/International

Kroacia, lidere e “grupit të vdekjes”

16/06/18 @ 22:51

11-SHET

Kroacia vs. Nigeria, formacionet startuese

Russia 2018

Kroacia vs. Nigeria, formacionet startuese

16/06/18 @ 20:11

GRUPI C: PERU - DANIMARKA

Peru s’shfrytëzon VARiantin, Poulsen shpëton Danimarkën

Russia 2018

Peru s’shfrytëzon VARiantin, Poulsen shpëton Danimarkën

16/06/18 @ 19:57

11-SHET

Peru vs. Danimarka, formacionet startuese

Russia 2018

Peru vs. Danimarka, formacionet startuese

16/06/18 @ 17:22

GRUPI D: ARGJENTINA - ISLANDA

Islanda debuton me barazim

Russia 2018

Islanda debuton me barazim

16/06/18 @ 17:15

11-SHET: ARGJENTINA - ISLANDA

Argjentina vs. Islanda, formacionet startuese

Russia 2018

Argjentina vs. Islanda, formacionet startuese

16/06/18 @ 14:00

GRUPI C: FRANCA - AUSTRALIA

Teknologjia sjell fitoren e Francës

Russia 2018/International

Teknologjia sjell fitoren e Francës

16/06/18 @ 13:24

LARGOHET

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

Russia 2018/Serie A

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

14/05/19 @ 11:16

NGRITEN

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

Russia 2018/International

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

15/03/19 @ 20:46

CLUB BENEFIT PROGRAM

Sa fituan klubet nga Botërori?

Russia 2018/Premier League/Ligue 1/La Liga/International

Sa fituan klubet nga Botërori?

04/12/18 @ 15:32

SUPER MARIO

Pensionohet edhe Mandzukic

Liga e Kombeve/Russia 2018/Serie A/International

Pensionohet edhe Mandzukic

14/08/18 @ 18:35

DITARI I FUNDIT RUS (23)

Botërori dhe vendi ynë

Russia 2018/International/Analiza

Botërori dhe vendi ynë

22/07/18 @ 11:02

FIFA RANKING

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

Liga e Kombeve/Russia 2018/Kosova/International

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

18/07/18 @ 18:21

DITARI RUS (22)

Kampionët e Botës

Russia 2018/International/Analiza

Kampionët e Botës

16/07/18 @ 23:09

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

Russia 2018/International

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

15/07/18 @ 22:38

RUSSIA 2018 AWARDS

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

Russia 2018

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

15/07/18 @ 21:56

RUSSIA 2018 AWARDS

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

Russia 2018/International

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

15/07/18 @ 21:50


 
Të gjitha lajmet nga Russia 2018