ZYRTARE
Dortmund merr talentin turk
7 June, 2016 @15:09
Futbollisti që fitoi besimin e Fatih Terimit për EURO 2016, Emre Mor, ka marrë leje nga reprezentacioni për të shkuar drejt Gjermanisë për të nënshkuar kontratë me ekipin e tij të ri.
Mor është lojtar i ri i Borussia Dortmundit, që i ka ofruar atij kontratë 5 vjeçare. Mor ka qenë pjesë e Nordsjaellandit deri sot, ndërsa Dortmund do të paguajë 16 milionë euro dëmshpërblim për kontratën e 18 vjeçarit drejt klubit danez.