BARAZHI
Drenica mbetet në Superligë
1 June, 2016 @18:05
Në ndeshjen e barazhit të zhvilluar mes Drenicës dhe Dukagjinit, fituese doli skuadra nga Superliga, e cila fitoi me rezultat 2-1 dhe e siguroi mbijetesën në Superligë.
Gjatë sezonit që lamë pas, Drenica ishte në vendin e nëntë të Superligës, ndërsa Dukagjini ishte në vendin e katërt të Ligës së Parë dhe ndeshja e barazhit u luajt në Mitrovicë për ta përcaktuar skuadrën që luan në elitën e futbollit kosovar sezonin e ardhshëm.
Golat e fitores për skuadrën e Drenicës u shënuan nga Hysen Tahiri dhe Liridon Syla, ndërsa goli i vetëm i skuadrës nga Klina u shënua nga Altin Merlaku.
Drenica tashmë 15 vite me radhë vazhdon në Superligë, derisa Dukagjini edhe pas 13 viteve nuk e arrin këtë.