FC PRISHTINA
Përforcohen kryeqytetasit
1 June, 2016 @17:55
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Prishtinës ka njoftuar përforcimin e skuadrës me Blendi Baftiun. Baftiu erdhi nga skuadra e Skënderbeut, ndërsa si i ri ishte pjesë e skuadrës së Ramiz Sadikut.
I lindur në Prishtinë, lojtari në fjalë u shpreh i lumtur për transferimin e tij tek fituesi i Kupës së Kosovës. Pozicioni i tij është mesfushor ofensiv.
Vlen të theksohet që skuadra e Prishtinës do të luajë në kualifikime për Europa League këtë verë dhe përforcimi i skuadrës pritet të vazhdojë.