LËNDOHET
Drenica mbetet pa mesfushorin e saj
4 February, 2017 @20:59
Skuadra e Drenicës, për një kohë nuk do të mund të llogaris në shërbimet e mesfushorit të saj të rëndësishëm, Besfort Dervishaj.
Futbollisti 18 vjeçar gjatë stërvitjes së sotshme ka lënduar meniskun, bën të ditur faqja zyrtare e klubit drenicak.
Ky lëndim pritet ta mbajë Dervishajn rreth tre muaj jashtë fushave të blerta.