Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - DRITA

Drita, kampione e Kosovës!

BOROZAN I/ Gent Polloshka

Drita, kampione e Kosovës!


20 May, 2018 @18:01

Në ndeshjen vendimtare për titullin kampion, Prishtina dhe Drita luajtën pa gola, rezultat i cili bën që titulli kampion të shkojë në Gjilan. Përndryshe, kjo ishte ndeshja e 29 me radhë në Superligë që Drita nuk di për humbje.

Ndeshja kaloi pa shumë raste konkrete për shënim, ndërsa për t’u veçuar është kartoni i kuq i Debatik Currit të vendasve në pjesën e parë, karton i cili ia lehtësoi paksa gjërat skuadrës së Dritës, të cilës i konvenonte edhe barazimi dhe nuk kishte nevojë të shënonte domosdoshmërisht.

Pak para se të përfundonte ndeshja, nga loja u përjashtua edhe Armend Dallku, por kjo nuk ndikoi në epilogun final të takimit.

Pas 90 minutave lojë në Pejë, rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0-0, duke bërë që festa e gjilanasve të shpërthejë dhe titulli në fund të shkojë në Gjilan.

TABELA PËRFUNDIMTARE SUPERLIGA

Për t’u përmendur është fakti që ndeshja u zhvillua në një atmosferë tejet të mirë sportive, si në stadium e ashtu edhe në qytet, e në fund festa iu takoi gjilanasve, të cilët e festuan titullin e parë kampion pas 15 viteve.


 
Të gjitha lajmet nga