Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

3 PIKË

Drita mposht liderin

BOROZANI/Arkiv

Drita mposht liderin


11 October, 2013 @18:19

Skuadra gjilanase, Drita e cila nuk është duke kaluar formë të mirë në Superligë në këto xhiro, ka arritur të këndellet sot duke e mposhtur hiç më pak se liderin e kampionatit, Llamkos Kosovën. 

Fitorja e Dritës ka qenë bindëse dhe asnjëherë nuk ka ardhë në pyetje rrezikimi i saj nga vushtrriasit, të cilët përkundër se tentuan asnjëherë nuk arritën të mposhtin kapitenin e Dritës, Artan Latifi në portë. 

Epërsinë në ndeshje gjilanasve ia u dha Florim Berisha me golin e tij të shënuar në minutën e katërt të ndeshjes, ndërsa pak më vonë Shqipërim Kelmendi ngriti këtë epërsi. Krejt në fund shënoi edhe Granit Aliu për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-0 në të mirë të Dritës, që ende nuk ka kryesi të klubit. Ajo po udhëhiqet nga trajneri dhe vetë futbollistët, të cilët po mbajnë gjallë klubin në ditë të vështira. 

Llamkosi në anën tjetër tani rrezikon pozitën e parë në tabelë, pasi që regjistroi humbjen e dytë dhe më të thellë deri më sot në këtë stinor. 

Ndeshjet tjera zhvillohen nesër e pasnesër. 

Tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga