DRITA 1-1 BALLKANI

Drita shuan ëndrrën e Ballkanit për titull
9 May, 2021 @17:01
Në tre xhirot e fundit vetëm një pikë e fituar dhe me sot, ëndrra e Ballkanit për titull kampioni të Kosovës përfundon.
Suharekasit kanë barazuar ndaj kampionit aktual, Drita, si mysafir sot në Gjilan 1-1 [Xhevdet Shabani 17 — Mirlind Daku 45+2] dhe kështu mundësinë e ndjekjes së lideres Prishtina e kanë të pamundur në xhirot e mbetura.
Pas fillimit të mirë të ndeshjes nga Ballkani, ku Mirlind Daku dhe Blendi Baftiu patën raste për të shënuar, kanë qenë vendasit që tundin rrjetën të parët.
Asistimi i Festim Alidemës, që me sukses po zëvendëson të lënduarin Kastriot Rexha, ka gjetur majtakun e pakompromis Xhevdet Shabani, që i ka dhënë epërsinë Dritës për 1-0.
Ballkani, që po e kryen sezonin pa trajner të parë pas largimit të Blendi Shkëmbit nga posti në xhiron e shkuar, ka rimarrë kontrollin në lojë dhe ka kërkuar golin përsëri, derisa e gjeti atë krejt në fund të pjesës së parë me Dakun për të barazuar 1-1.
Mirëpo, derisa në pjesë të dytë pritej një lojë edhe më ofanzive dhe më kërkuese e suharekasve, përkundër tentimeve rastet e pata nuk ishin të tilla për të sjellë golin dhe deri në fund të ndeshjes nuk u tundën më rrjetat për të përfunduar ndeshja me rezultatin e pjesës së parë, 1-1.
Kështu, Drita me këtë pikë 2 xhiro para fundit të stinorit ka 2 pikë më shumë sesa Ballkani dhe është në rrugë të mirë për të marrë biletën për Evropë, por njëjtë të mundshëm e ka edhe titullin matematikisht.
Në anën tjetër, Ballkanit i mbetet vetëm të shpresojë në gabime të njëpasnjëshme të Dritës për të arritur garat evropiane - derisa puna e titullit, me sot mori fund për suharekasit.