MEDIA TALK

Kroenke duhet të shpenzojë, para se të bëhet më e madhe margjina
9 May, 2021 @13:59
Trajneri spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta, është cituar të ketë thënë se pronari i klubit duhet të shpenzojë këtë verë mirë, ashtu që ekipi të jetë në garë me kryesuesit e ligës.
“Koha për t’iu bashkangjitur është tash. Ky është trendi, kaluan disa vite, por tashmë po vërehet dallimi. Nëse margjina e cilësisë ngritet, distanca për kapjen e ekipeve tjera do të bëhet më e madhe dhe atëherë do të jetë vonë për t’iu bashkangjitur valles,” ka thënë Arteta.
Krejt kjo vjen pas distancën mes TOP klubeve në Premier Ligë dhe të tjerave po ngritet dhe Arsenal mund të mbes prapa tyre.
The Gunners janë aktualisht të dhjetit në renditje në pamundësi për të dalë në gara evropiane për herë të parë pas rreth 15 vitesh!
“Ekipit i duhen ndërrime. Edhe ashtu kishte ndërrime në dhjetor, por tash na duhen të mëdha. Gjërat kanë ndryshuar dhe pronarët janë pranë nesh për të na përkrahur,” është cituar spanjolli nga the Sun sot.